[ 03/12/2003
] |
[
Horoskopi ] |
|
DASHI (20/III-20/IV)
- Nëse gjërat do të vareshin nga ju do të
gjenit mënyra të ndryshme për të kaluar
ditën por detyrat duhen realizuar, me partnerin duhet
të jeni më të qartë e të sinqertë
mos kini frikë të flisni hapur e ti thoni si i
mendoni gjërat. |
|
DEMI (21/IV-20/V)
- Kërkoni praninë e miqve të afërt e
ti jeni mirënjohës pasi do ju ndihmojnë për
të zgjidhur një problem tuajin, një atmosferë
e mirë me personin e dashur ku do të kaloni një
mbrëmje të këndëshme në kinema
ose para televizionit. |
|
BINJAKET (21/V-20/VI)
- Kujdes mos merrni përsipër punë të
rëndësishme pasi mund t'ju sjellin humbje të
mëdha parash, do të përjetoni emocione të
mëdha në jetën sentimentale e veçanërisht
ana seksuale sjelli kënaqësi. |
|
GAFORRE (21/VI-22/VII)
- Keni një kapacitet të jashtëzakonshëm
nga i cili duhet të përfitoni për të
zgjidhur disa probleme në fushën financiare, intuita
do ju ndihmojë për ti nuhatur gjërat që
në fillim e për të reaguar në kohën
e duhur . Mos e shpërdoroni lekun. |
|
LUANI (23/VII-22/VIII)
- Disa keqkuptime do mund ti sqaroni më shpejt nga
se e kishit menduar, për të patur një dialog
të qetë me miqtë e të afërm duhet
të jeni tolerantë e të këshillueshëm,
mundohuni të gjeni se çfarë nuk shkon në
raport me partnerin. |
|
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
- Dëshira për të realizuar projekte të
mëdha nuk do ju mungojë por ju duhet dhe pak inisiativë
për ti çuar deri në fund mendimet që
keni në kokë, e veçantë do të
jetë lidhja me partnerin e ndërsa për beqarët
do të kenë njohje të reja. |
|
PESHORJA (23/IX-22/X)
- Do ndiheni të lodhur e të stresuar për
shkak të rutinës së përditshme që
po kaloni, ndaj keni nevojë për të ndryshuar
ambjent e për tu qetësuar pranë njeriut të
zemrës ku do mund të kththjelloni idetë tuaja
. |
|
AKREPI (22/X-21/XII)
- Impenjimi juaj në punë e studio do të jetë
maksimal, falë inteligjencës e intuitës suaj
do mund të fitoni mbi kolegët e punës autoritetin
e duhur, do të përmirësoni situatën
me partnerin tuaj. Kujdesuni shumë për shëndetin
. |
|
SHIGJETARI (22/XI-21/XII)
- Në momente të veçanta e tregoni dhe e
shfaqni tamam veten ashtu si jeni por mos u bëni të
padurueshëm pasi gjërat do bëhen në
kohën e duhur,mos u bëni pasesiv në dashuri
por kushtojin i pak kohë partnerit tuaj. |
|
BRICJAPI (22/XII-20/I)
- Yjet ju këshillojnë të jeni të duruar
e ti përballoni me kujdes disa ngacmime që do
ju bëhen nga disa persona që nuk e prisnit.Mos
u bëni xhelozë pa shkak e të dyshoni pa ndonjë
arsye të veçantë. |
|
UJORI (20/I-19/II)
- Fantazia nuk do ju mungojë prkundrazi do ju ndihmojë
të arrini sukse të papara që do të jenë
në favorin tuaj.Nëse jeni çift do kaloni
një ditë të qetë e të lumtur ndërsa
për ata që janë vetëm do kenë aventura
të reja. |
|
PESHQIT (20/II-19/III)
- Për ju të lindurit e kësaj shenje do jetë
një ditë me shumë fat e okazione, do merrni
shumë dashuri nga partneri e do ndiheni të realizuar
në gjithçka. Ata që janë beqarë
do marrin ftesa për darkë nga njerëz që
janë të interesuar për ju. |
|
|