Epidamni
dhe Dyrrahu ne burimet e dy shekujve te fundit.
|
Gjate
ketyre dy shekujve ka mbizoteruar mendimi se Epidamni dhe Dyrrahu
formonin ne kohen antike nje qytet te vetem.Ky mendim eshte shprehur qe
ne fund te shek XIX.Nga L. Hezley dhe H. Daumet.Keta dy autore ne
rezultatet e misionit arkeologjik te Maqedonise, botuar ne Paris me
1876, pershkruajne edhe qytetin e Durresit.Sipas interpretimit qe u
bejne burimive historike te kohes se lashte dhe materialeve arkeologjike
te gjetura ne vend, arrijne ne perfundimin se Epidamni ishte i vendosur
ne majen e kodres se Ullinjve, te qytetit te sotem te Durresit, kurse
Dyrrahu ne breg te detit, afersisht ne vendin ku ndodhet sot porti i
ketij qyteti.Per nje vendosje te tille ata kane parasysh se Epidamni i ndertuar si nje
qytet i lashte bregdetar, ne maje te kodres ishte per nje periudhe i pa
varur dhe me vone, atehere kur sistemi i i fortifikimit mori nje
zhvillim edhe me te madh, ai mbetet si nje akropol i qytetit te
riformuar.Bashkimi
i dy pjeseve te qytetit mendojme se eshte bere ne fillim te shek V. para
Krishtit, kohe ne te cilen, sipas tyre, qyteti nen emrin Epidamn arriti
kulmin e madheshtise se tij.Ne fillim te shek XX. Prashniker e
Shober i kundershtojne keto mendime dhe nder te tjera ata tentojne te
provojne se qyteti grek sic e quajne Epidamn, u themelua jo ne maje te
kodres por ne lindje te kurrizit te saj, dhe se limani i lashte
Dyrrahu u vendos ne pjesen e brendshme te gjirit te Durresit.Mendimet e shprehura, rreth problemeve
historike dhe topografike te Epidamnit dhe Dyrahut jane shume te
diskutueshme edhe per faktin se studimet dhe germimet arkeologjike qe
jane bere keto 30 vitet e fundit ne Durres nuk kane dhene asgje te re qe
te vertetojne teresisht identifikimin e qytetit te lashte te Epidamnit
ne te njejtin truall me Dyrrahun, Durresin e sotem.Te nisur nga keto rrethana menduam se
do te ishte i nevojshem qe ky problem me rendesi per historine e lashte
te vendit tone te rimeret duke provuar drejtime dhe rruge te reja per te
gjetur nje zgjidhje te drejte dhe me mire te argumentuar.Per kete
qellim ne kete punim parashtrojme per diskutim pikepamjet tona rreth
problemeve historike e topografike lidhur me ekzistencen ne kohen e
lashte te qytetit te Epidamnit si qytet i vecante nga Dyrrahu, dhe
identifikimin e tij ne nje vend tjeter pak me larg se nga eshte menduar
deri me sot.Duke u nisur nga fakti se deri tani
keto mendime jane te pranueshme nga te gjithe ata qe shkruajne per
probleme te ndryshme te historise se lashte ne shohim se ne shume raste
konkluzionet e tyra dalin te gabuara dhe nuk perputhen me realitetin
historik te ngjarjeve.
|
|
|