Home
Chat
SMS
M@il
Links
Histori
Muzike
Forumi
Turizem
Fotografi
Kartolina
Numratori
Horoskopi
GuestBook
Kerko Ne Web
Pjesa e Shtate Varrezat e Dyrrahut Ne Krahasim Me Ato Te Apollonise
MotiThe 3-day forecast
Varrezat e Dyrrahut ne krahasim me ato te Apollonise.
 
    Eshte vertetuar nga burimet me te hereshme se Epidamni dhe Apollonia kane qene koloni helene te themeluara nga kerkyra e Korinthi, respektivisht ne shek. VII.Epidamni dhe Apollonia shek. VI.Pra mund te thuhet se keta dy qytete kane te njejte prejardhien helene.Rrjedhimisht keto dy qytete te vendosur ne dy vendbanime ilire shume afer njeri tjetrit duhet te kene pasur edhe nje zhvillim shume te perafert ndermjet tyre, sidomos ne zhvillimin shoqeror dhe ekonomik, maredheniet me vendasit ilire, ne marrdheniet tregtare e kulturore, istitucionet qeverisese etj.Duek iu referuar perfundimeve te botuara nga autore te ndryshem, per germimet ne varrezat e Dyrrahut dhe Apollonise, ne mendojme se nuk kemi nje ngjashmeri sa do te vogel sidomos ne ritin e varrimit, apo konstriksionin e varrezave etj.Ne Apolloni per cudi gjejme ritin e varrimit ne varreza me turma ne varr qendror te cilat jane karakteristike per iliret e lashte te epokes se bronxit e ate te hekurit, nga ana tjeter ne keto tuma gjenden sarkofage te mbuluar brenda tumes, varre te nderrtuara me konstruksion me qerpice, dhe kufoma brenda ne qypa prej balte te pjekur, te gjithe keto, elemente dallues per boten helene.Ne varrezat e zbuluara e te studiuara deri me sot nuk eshte thene gje lidhur me tipare karakteristike qe japin mundesine per te dalluar entitetin e popullsise qe eshte varrosur, aq me teper kur dihet shume mire se kolonet helen u vendosen fillimisht ne nje vendbanim te banuar ilir.Autoria e germimit dhe studimit te varrezes se Apollonise, a. Mano shkruan:"Ngritia e tumave qe eshte fenomen jo aq i zakonshem per kolonistet helen te ngulitur ne bregdetin ilir, presupozon qe varreza tumulare e Apollonise te jete perdorur kryesisht nga paria fisnore ilire, qe banonte ose brenda ne qytet ose ne rrethinat,Karakteri ilir i varrimit, pamvaresisht nga inventari materialeve greke, na imponon konkluzionin se varrimet me te lashta greke, na imponon konkluzionin se varrimet me te lashta tumulare(te gjysmes se dyte te shek. VI. para. Kri.) i perkasin shtreses se pasur ilire e cila po te gjykohet nga tipet e varreve dhe inventari i tyre sa po kishin filluar te helenizohej.Ne saje te marredhenieve qe kane pasur kolonet helen me vendasit, sidomos me parine fisnore te krijuar gjate procesit te shthuries se rendit fisnor tek iliret, nuk ka dyshim se duhen pranuar edhe bashkeveprimi dhe ndikimi reciprok midis kultures greke dhe asaj ilire.Bashke me tregtine maredhenie midis te ardhurve dhe vendasve u shtri jo vetem ne fushen e kultures materiale por edhe ne ate shpirterore".Kerkimet e bera ne nekropolin tumular te Apollonise, ne pergjithesi ky tip nekropoli ka qene perdorur ne shkalle te gjere nga paria fisnore vendase, pjeseperberese e popullsise se qytetit.Keta banore s'ka dyshim qe ndodheshin nen ndikimin e kultures helene dhe cmonin se tepermi objektet e lluksit te zejtarise greke.Por ne menyren e tyre te varrimit u ruajten dhe nje sere vecorish tipike vendase sic eshte ngritiar tumave, paisia me arme, perdorimi ne shkalle te gjere i ritit me vendosje kufome etj.Nekropoli tumular i Apollonise na jep nje sere te dhenash mbi lidhjet dhe ndikimet e ndersjellta, midis kultures vendase dhe asaj greke.Tumat e Apollonise pasqyrojme periudhen me te hereshme te ketyre lidhjeve, qe ne shekujt e pare te ekzistences se qytetit.Ne kete proces te gershetimit te dy kulturave nje rol te vogel ka luajtur, popullsia vendase qe banonte ose brenda ne qytet, ose ne rrethinat e tij.Nga sa u paraqit me siper, ne themi se konkluzionet qe arrihen nga A.Mano kane akoma shume nevoje edhe per te dhena te tjera, sepse ne se pranohet qe ne tumen e Apollonise eshte varrosur, paria e fiseve ilire ne sarkofage guri dhe me inventar luksi te ardhur nga Greqia, atehere del pyetja po oligarkia e koloneve grek, ku eshte varrosur?Nje pyetje tjeter do te ishte se tuma 1 e zbuluar, ishte teresisht me varre vetem ilire apo e perzier edhe me kolone helen?Ne kete drejtim do te vinin ne ndihme zbulimi edhe i tumave te tjera per te pare se cfar te dhena te tjera do te japin.Me veshtiresi mund te thuhet se kemi nje perzierie te natyreshme te popullsise ilire me ate helene qe ne shekullin e pare te ngulimit te koloneve ne kete qytet vetem ne gjysmen e dyte te shekullit te VI. para. Kri. se ne qoftese do te ishte e vertete kjo atehere duhet te pranohet se Apollonia ka qene nje qender e zhvilluar para se te kolonizohej nga kolonet helen.Eshte me intereste permendet se varrezat e dyta qe jane zbuluar ne fushen qe shtrihet ne perendim dhe jashte mureve te rrethimit te qytetit paraqesin tipare karakteristike te dallueshme nga ato qe pataqesin varrezat tumulare te vendosura ne zonen kodrinore, ne lindje te qytetit.Pervec faktit kohor ne kete rast duket se pushtuesit romak krijuan nje situate te re ne shume drejtime te zhvillimit te jetes qytetare te Apollonise.Kjo u shfaq edhe me shume ne marredheniet ekonomiko-shoqerorene kolonine e re te Dyrrahut.Per kete arsye ne varrezat e dyta te shek. II-I para. Kri. te Dyrrahut c'faqen me shume elemente te perbashket me ato te Apollonise.Ndersa periudha para romake nuk mund te ndiqet nga ana kronologjike. sidomos per periudhen fillestare shek. VII-V. para. Kri. Ashtu si ne Apolloni edhe ne dyrrah, sepse kjo periudhe nuk perfaqesohet fare ne Dyrrah, sepse duhet kerkuar ne epidamn e lashte, kurse ne Apolloni materiali i zbuluar korrespondon me zanafillen e themelimit te kolonise helene te Apollonise shek. VI. para. Kri.Pitosat e medhenj qe jane sjelle nga Korinthi dhe qe tatohen si te shek. VI. para. Kri. te zbuluara ne Apolloni e Dyrrah, na bejne te mendojme se ne apolloni ato kane ardhur se bashku me  kolonet qe i kishin ne perdorim kurse per ata qe banonin ne Dyrrah para se te strehoeshin kolonet helen ne kete vend.Prandaj pitosat e Dyrrahut nuk duhet te konsiderohen si pike referimi per ekzistence e qytetit qe ne kete kohe por si elemenete per te vertetuar se oligarket e debuar nga Epidamni u strehuan aty afer ne nje vend te banuar te njohur nga ana e tyre dhe qe kishin marredhenie me iliret e Dyrrahut.Keshtu mund te mendohet edhe per terrakotat e zbuluara ne Dyrrah, apo edhe ndonje reliev ose gur i mbishkruar gjetur ne rrethinat e Durresit,.keto jane materiale te levizshme, ajo qe ka rendesi per kete problem eshte fakti se akoma edhe sot nuk eshte gjetur i pa levizur nga vendi as edhe nje bllok guri te ndonje monumenti te periudhes para shek. te V. para Kri.shtojme ketu edhe L. Hezei ne fund te shek. XIX. Shkruan:Mund te themi se nuk kemi ndeshur as edhe nje gur antik te vetem, akoma te pa levizur nga vendi, qe te na jape nje pike referimi fikse , per te hartuar planin e qytetit grek ose romak.Mendimet tona nuk gjejne nje perputhje te plote edhe me te dhenat perfundimtare qe jepen nga arkeologjia H. Hidri, ne botimin e fundit te saj ne artikullin e titulluar "Disa te dhena mbi topografine e nekropolit antik te Dyrrahut",ku nder te tjera thuhet:"Deri tani kemi arritur ne perfundimin se varreza me e hereshme e gjithe nekroploit, e cila lidhet me banoret e pare themelues te qytetit eshte ajo e kodrave Daute qe datohet e fillimit te shek. VI".Ne mendojme se varreza me e hereshme qe lidhet me banoret e pare themelues te qytetit duhet te jepte materiale te fillimit te shek. VII. para Kri. dhe jo te fillimit te shek. VII. para. Kri. dhe jo te fillimit te shek. VI. para. Kri.per derisa dihet se Epidamni kolonizohet rreth vitit 627 para Kri.Kjo e dhene duket qarte se varreza nuk i perket Epidamnit te lashte por Dyrrahut sepse sikunder e pohon me poshte edhe vete autoria qe vazhdon.Kjo berthame e lashte e varrezes ka pasur nje perdorim te panderprere edhe mund te themi intensiv ne shek. VI. para. Kri.Ne te njejten kohe shtrirjen maksimale apo ndoshta nje perdorim te mvarur nga nekropoli i Dautes ka pasur varrezat e kodrave Kokamane.Faqja jugore e ketyre kodrave ka dhene edhe gjetje te shek. VI. para. kri. por materiali mbizoterues i takon shek. IV-II. para. Kri.Me poshte autoria shton se lidhur me vazhdimesine ajo eshte plotesisht e qarte per pese shekuj me radhe me nje nderprerje ne shek. V. para. Kri. gje qe e kemi shpjeguar me mungesen e gjetjeve te deritanishme.Nga te dhenat e me siperme ne jemi te mendimit se ajo qe presupozon nje zanafille te vertete te qytetit te Dyrrahut eshte pikerisht shek. VI. ashtu sikurse e verteton perdorimi intensiv i varrezes ne kodren Dautaj edhe ne ate te Kokamanit.Ne vazhdim ne te njejtin artikull thuhet se:Nje interes te vecante ne dhjetevjecarin e fundit ka paraqitur edhe zbulimi i rrenojave te nje tempulli arkaik ne maje te kodres Piotike, kontrolloet gjate viteve 1980-1984 nxorren ne drite materiale ndertimi te periudhes arkaike ne majat e kodrave Pitoke e Kazane, por ato nuk paraqesin mundesi per germime per shkak te demtimit ne thellesi te shtreses kulturore.Lidhur me pranin e tempujve ne vargun e kodrave te Dyrrahut shkruan edhe Lukai.E kemi te veshtire me keto te dhena kaq te paketa pa nje pershkrim te hollesishem te materialit te ndertimit qe eshte gjetur ne majat e kodrave te permendura qe te mund te besohet vertet se nuk ka gjurme te besueshme per ekzistencen e tempujve arkaik.Lidhur me citimin e Lukanit theksojme se sic e kemi pohuar edhe me siper Lukani ne rastin e dhene ben fjale per qytetin e Epidamnit dhe jo te Dyrrahut.Eshte me interes te permendim faktin qe deri me sot ne Durres nuk jane zbuluar sarkofage guri si ato te Apollonise te periudhes arkaike te shek. VI. para. Kri. por duhet theksuar se ne durres qe ne fillim te shekullit te kaluar eshte gjetur nje sarkofag prej mermeri, i gdhendur rreth e qark edhe mbi mbulese me relieve skenash te ndryshme nga mitologjia arkaike.skenat jane te gdhendura si zakonisht ne gjysme reliev me nje gdhendie artistike te perkryer.Fatkeqesisht ky  sarkofag kaq me vlere nuk zbukuron muzeun arkeologjik te Durresit por ate te Stambollit.ky sarkofag datohet i periudhes romake shek II pas Kri.Sarkofagu, u gjet i pa dhunuar dhe kur u hap per here te pare brenda tij u gjeten shume objekte prej ari dhe gure te cmuar ndermjet ketyre u gjet edhe nje shpate, nje heshte dhe nje perkrenar.Duke gjykuar nga gjithe keto objekte me vlere dhe nga sarkofagu i gdhendur ne mermer te bardhe me skena te ndryshme nga mitologjia mund te supozohet se ne te ishte varrosur nje personalitet i shquar dhe me funksione te larta ne qytet.Nga menyra e trajtimit artistik, sarkofagu, mund te krahasouhet me statujen e gjymtuar qe eshte gjetur ne Durres.Nisur nga dekoratat e gdhendura ne parzmoren e personit qe paraqitej ne kete statuje kuptohet se ajo paraqiste nje oficer madhnor te flotes luftarake romake i cili mund supozohet se ishte varrosur brenda sarkofagut qe permendem me siper.Kjo statuje eshte ekspozuar ne muzeun arkeologjik te qytetit te Durresit.ne kete qytet eshte gjetur gjithashtu edhe nje sarkofag tjeter prej mermeri i gdhendur me nje dekoracion te thjeshte.Kapaku i sarkofagut u gjet i thyer gje qe tregon se sarkofagu ishte dhunuar qe ne kohe shume te hereshme.Me kete paraqitje te burimeve historike dhe te dhenave qe dalin nga rezultatet e germimeve arkeologjike te njohura deri me sot mendojme se krijohet nje perfytyrim me i drejte dhe i argumentuar lidhur, ne radhe te pare me Epidamnin dhe Dyrrahum si dy qytete te vecanta te lashta ilire, se dyti per Epidamnin qe kolonizohej nga kerkyra dhe shperberjen e tij si qytet i zhvilluar, per arsye fillimisht te trazirave te brendshme qe e cuan ne luften civile, dhe pastaj, te shkaterrimit te tij nga kerkyrasit si rezultat te qendrimit te tij qe mbajti gjat luftes e Peloponezit, si aleat i Korinthasev dhe se treti per here te pare trajtohet menyra e zhvillimit te ngjarieve historike qe cuan ne krijimin dhe zhvillimin e qytetit te Dyrrahut si qytet ilir dhe me pastaj si nje qytet i perzier me kolone helen arrin te behet nje qytet bregdetar me shume rendesi per kohen e lashte.Mendojme se edhe te dhenat qe paraqiten lidhur me percaktimin topografik te qytetit te Epidamnit jane te pranuara nga analiza e hollesishme e burimeve historike, ashtu edhe nga zbulimi i njeres nga hyrjet e qytetit te Epidamnit.Deshmi kjo qe verteton plotesisht vend ndodhjen e qytetit te ndertuar mbi informacioninshkembor qe zgjatej ne thellesi te detit, dhe qe eurozioni dhe dallget e fuqishme te detit e kane permbytur te gjithe qytetin.Rrenojat e te cilit jane ne fund te detit, kurse varrezat e tij shtrihen ne pllaje te kodres se kalase se Turres.I pare ne pergjithesi trajtimi qe i behet zhvillimit te ngjarjeve historike ne kendvend veshtrimet tona, kerkon qe te ndryshoje qendrimi ndaj paraqitjes historike te vend banimeve ilire ne bregdetin e Adriatikut dhe themelimit te kolonive helene dhe romake ne kete bregdet.Kjo do te ishte edhe nje nga detyrat kryesore te historianeve dhe arkiologeve shqiptare te cilet duke u bazuar ne te dhena te sigurta ndihmohen shume per te arritur edhe mendime perfundimtare te drejta.Nga mendimet e shprehura ne dy shekuj me pare nga studiuesit e medhenj, L. heuzey dhe h. Dumet te cilet sic thame kalimisht vizituan qytetin e Durresit dhe shprehen nje mendim te shpejtuar, sic e  thone edhe vete ata nuk gjeten as edhe nje monument te pa levizur nga vendi qe ti perkiste shek. V-VI. para. KriKeta dy autore shprehen mendimin se Epidamni dhe Dyrrahu ishte nje qytet i ndertuar ne nje truall te perbashket, nen themelet e rrenojave te Durresit te sotem.Sot ka ardhur koha qe pas gjith atyre studimeve historiko-arkeologjike te vihen pikat mbi "i" ne menyre qe te sqarohen drejt gjith problemet qe dalin ne kete fushe, dhe te ngrihetne shkalle me te larte historia mbi iliret dhe shqiptaret e hershem.Per here te pare qe po analizohen me hollesi te gjitha burimet e shruara nga autore te ndryshem ne te cilet sic dihet eshte bazuar edhe koncepti i ilireve mbi trevat qe banoheshin nga iliret mbi qytetet ilire dhe ne kolonite helene dhe romake qe jane themeluar ne iliri.ballafaqimi i tyre me rezultatet kryesore te germimeve arkeologjike te deri sotme na lejojne qe problemit te themelimit te Epidamnit dhe Dyrrahut ta shohim me nje kenveshtrim tjeter nga ai qe eshte pare deri me sot.ne pergjithesi duke perfunduar, mund te themi se ne kete punim kemi njohur shume fakte, shume mendime te cilat duke u lidhur midis tyre perbejne nje hap shume te rendesishem per zgjidhjen e problemit qe po trajtojme.Ftoj me dashamiresi arkeologet durresake qe te thone me fakte te reja fjalen e tyre perfundimtare.


Copyrigh © 2002 Durresi.iT