Ne
kohen kur romaket dalin ne skenen historike, dhe interesohen per
bregdetin e Ilirise jugore ata gjejne ne perdorim emrin e Epidamnit qe
gjenin ne burimet helene dhe ne perdorim te marinareve grek, dhe nga ana
tjeter qyteti i Dyrrahut.Autore te ndryshem mundohen qe te gjene nje
shpjegim te ketij problemi.Gjeografi Melea i shek I pas krishtit, ne
vepren e tij mbi ndertimin e botes thote se Dyrrahu me pare quhej
Epidamn dhe romaket ia ndryshuan emrin per arsye se u ndillte te keqen.Dion
Kasi, historian i madh grek i shek II-III pas Krishtit, ne Historine
Romake, shkruan; Dyrrahu ndodhet ne ate toke, e cila e perkiste ilireve,
parthine,kurse tani eshte athere atehere sigurisht ka qene dhe eshte
toke e Maqedonise, dhe eshte qytet i rendesishem, qofte ky Epidamni i
kerkyrasve, qofte i ndonje tjetri.Ata qe shkrojten per te dhe per
themelimin, dhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah por te tjere thone
se vendi u quajt, Dyrrachium prej romakeve, per shkak te veshtiresise qe
paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnos ne gjuhen latine ka kuptimin
e demit, dhe keshtu e quanin se eshte nje shenje e keqe per zbarkimin e
tyre ketu.Duam te terheqim
vemendjen me te dhenat qe kemi nga M. a. Lukani i cili thote se: "Pertej
deti i gjere shtrihet, qofte kur anijet me vela shkojne drejt skeleve te
tua o kerkyre, qofte kur majtas synohet Epidamni ilir, duke u drejtuar
drejt valeve te Jonit.Ketu strehoen varketaret, kur Adriatiku te gjitha
fuqite e veta i ve ne levizje, dhe kur Keraunia fshihet ndermjet reve,
dhe kur Sasoni Kalabrik, zhduket nen valet shkumbuese"(fq. 45) dhe
ne librin VI. vazhdon :"Ai [Qezari] porsa pa se dhendri [Pompeu]
nuk mund te terhiqej ne lufte, se i shmangej cdo luftimi, duke pasur
besim vetem ne ledhin e mbyllur, levizi ushtrin dhe fshehurazi neper
rruget plot shkurre dhe neper ara te Dyrrahut, i pari kerkoi te
zinte majat.I madhi [Pompe] i doli perpara neper rruge bregdetare dhe ne
ate kodren te cilen banori Taulant e quan "Petra", ngriti
lemin.Ai ruan muret e Efyres (Kerkyres) duke mbrojtur qytetin, qe do te
ishte i sigurte edhe vetem me kullat e tij".Ajo qe mbrohet ketu nuk
eshte nje pune e natyres, por nje mur i ndertuar, sa do larte qe te
ngrihet ne ajer, keto ndertime te bera me pune njerezore i perkulen pa
veshtiresi rrebeshit te luftes dhe viteve, qe shkaterrojne cdo gje.Por
as ata qe e forcuan kete vend, natyren dhe pozicionin e vendit asnje
hekur nuk mun ta shkaterroje, i rrethuar nga nje humnere e pa fund, ne
cdo ane dhe nga nje det qe vjell shkrepa, ketu do te hapim nje paranteze
per t'i bere nje verejtje perkthyesit te tekstit i cili shton ne kllapa
[Dyrrahu] kurse autori antik ben pershkrimin e "Petres" dhe jo
te Dyrrahut i cili ne kete rast ishte i mbrojtur nga ushtria e Pompeut,
prandaj ne kllapa duhej te ishte [Epidamni].Kjo ka rendesi te vecante
sepse edhe pershkrimi qe vazhdon, kuptohet qe behet fjale per Epidamnin
dhe nuk i pershtatet ne asnje menyre pozicionit gjeografik qe ka Dyrrahu
vazhdimi i Lukanit: do te ishte ishull, pa kodren e vogel.Mbi
thepat e tmerrshme per anijet, mbeshteten muret dhe kur fryn era e
vrrulleshme e jugut ngrihen dallget e Jonit, lekunden tempujt dhe
shtepite dhe deti shkumezon deri na cati (fq. 101-102) ketu do te
mesojme se "Petra" eshte pikerisht skela e vogel ku Ana Komnea
permend rrenojet e Epidamnit antik, dhe ku zbarkoi ushtrin R. Guiskardi,
ne opreacionet per sulmin e Durresit qe mbrohej nga ushtria
bizantine.Nga sa Thame deri tani mund te mendohet se gjate shek. IV para
Krishtit, ne burimet greke permendet gjithmone vetem emri Epidamn,
ndersa nga fundi i shek. III. Para Krishtit ne luften e pare iliro
romake shfaqet Dyrrahu i cili pushtohet nga ushtria romake edhe me vone
emerohet kolonia Dyrrachinorum.Nga te gjitha dokumentet epigrafike greke
apo latine te zbuluara deri me sot ne Durres, vetem njeri prej tyre ka
nje vlere te vecante per sqarimin e binomit Epidamn-Dyrrah.E kemifjalen
per mbishkrimin e zbuluar nga Hezei-Duma ne vitin 1886.Ky mbishkrim, sot
ndodhet ne muzeun e shumenjohur te Luvrit, i inventarizuar dhe i botuar
C. I. L.Ne botimin e Hezeit-Duma ka nr.152 faqe 370.Mbishkrimi eshte ne
gjuhen latine, me germa temedha kapitale, ne 11 rreshta.Rreshti i pare
mungon teresisht, ne rreshtat qe vazhdojne mungojne 2-3 germat e
fundit.Megjithe keto mungesa autoret e botimit kane arritur ta lexojne
teresisht dhe e kane perkthyer ne frengjisht permbajtjen e ketij
mbishkrimi.Ai konsiderohet si me shume interes.Autoret ndjehen te
befasuar per faktin se mbishkrimi i dedikohet
nje kaloresi romak, i cili eshte me origjine nga Epidamni dhe
njekohesisht mbrojtes i kolonise Dyrrachinorum.Per kete Arsye autoret
shprehen se ketu ka vend per nje hipoteze sipas te ciles, personazhi ne
fjale nuk do te kete qene me origjine nga vete qyteti i Dyrrachinorumit,
por nga nje kala e lashte greke e Epidamnit.Kete qytet Pausania e dallon
ne shek. e II. pas Krishtit nga qyteti romak i Dyrrachiumit.Mbishkrimi
qe po studiojme, thone autoret, behet keshtu nje prove e re ne favor te
opinionit qe ndan te dy keto vendbanime.
Mbishkrimi i Luvrit.
...........................................
......................................
EPIDAMNOSY..
Epidamno Sy {ro}
EQR AEDIIVIRQ
eq(uiti)r(omano),aed(ili),Iivir(o)q
{(uinq(uennali FLAMINI
AVGV... flamini Augu(sti)
PATRONO COL Dy..
patrono Col( onia) Dy {r(rhachinorum.
)}
FABRITIGNVARIIPB..
fabri tignuarii pr {ae-}
FECTOSVOPERPET..
fecto suo perpet[uo]
OBMERITAEIVSOV..
ob merita eius qu [ae]
INSESAEPIVSLIBIE..
in se saepius libie[nt(er)]
CONTVLITPOSVERV..
contulit,posueru[nt]
L D D D
Lidhur me binomin
Epidamn Dyrrah, po japim dhe nje te dhene tjeter nga Ana Komnea, ne shek
e XII, ajo sgkruan se Robert Giuskardi fushoi mbi rrenojat e
Epidamnit antik.Eshte fjala per zbarkimin e Robertit ne afersi te
Durresit nga ku pergatitej per sulmin kunder tij.Kjo autore na e paraqet
Epidamnin te rrenuar ne germadha, por qe vendi njihej me emrin Epidamn
dhe ajo na le te kuptohet se ai gjindej ne bregdet ku mund te zbarkonin
e fushonin ushtaret e Robertit, ne pergatitje per te sulmuar Dyrrahun, i
cili ne kete kohe ishte limani me i madh i bizantit ne bregdetin lindor
te Adriatikut.Te dhenat e kesaj autoreje jane me shume interes sepse ato
tregojne per rrenojat e Epidamnit dhe se vendi idhte akoma vendi ishte
akoma i papershtatshem per zbarkimin e flotesh ushtarake te
R.Guiskardit.Ne kete menyre ajo na tregon gjitshashtu se ne afersi te
Dyrrahut ne jug te tij ishte nje liman ku ndodheshin germadhat e
Epidamnit duke nxjerre ne drite dy qendra bregdetare me emra te vecante
Epidamn dhe Dyrrah.Eshte me interes te permendim se i njejti vend, pra
aty ku ishin germadhat e Epidamnit, sipas pershkrimit te hollesishem qe
i ben atij J. Cezari.Pompeu nxitoi te ngrehe kampin ne kete vend, ne
menyre qe te mos pushtohej ai nga Cezari, sepse kjo skele do te ishte,
shume e pershtatshme per zbarkimin e trupave qe ai priste nga Italia.Ne
kete vend Cezari e permend me emrin "Petra Bianca" emer te
cilin e kishte marre vendi ne kohen e tij.Historiane te shekujve te
fundit kete vend e identifikojne me Shkembin e Kavajes, ku per mendimin
tone nuk ka vend per te zhvilluar gjithe ato ngjarje luftarake qe u
zhvilluan ne vazhdim ndermjet ushtrive te Pompeut qe mbronin limanin dhe
trupave te Cezarit qe donin ta zaptonin me cdo kusht.Ne shprehim
mendimin se limani i vogel qe donte te shtinte ne dore me cdo kusht
Cezari ishte pikerish limani ku ndodheshin rrenojat e Epidamnit antik,
pikerisht aty ku edhe fushoi R. Guiskardi ushtrin e tij, ne perpjekjet e
tij per te marre Dyrrahun qe mbrohej nga ushtria bizantine.
|