Identifikimi
topografik i Epidamnit.
|
Lidhur
me pozicionin topografik, ku ka qene vendosur fillimisht qyteti i
Epidamnit deri me sot nuk kemi ndonje burim te sigurte, prandaj edhe ky
problem nuk eshte pare me vemendjen e duhur, por eshte marre si i
mirethene mendimi fillestar i Hezej-Duma, se Epidamni dhe Dyrrahu ishin
nje qytet i ngritur ne truallin e sotem te qytetit te Durresit.Lidhur me
kete problem ne mendojme se duhen pare me me vemendje burimet historike
duke filluar qe nga burimet me te hereshme qe jane ruajtur deri me sot.Per
kete qellim po permendim Skylaksi, udhetar dhe gjeograf qe ka jetuar ne
shek e VI-V. pra kri.Ky autor ne vepren e tij Lundrimi gjate brigjeve te
Evropes, shkruan:" ne fisin e ilireve eshte qyteti i Epidamnit,
dhe prane tij rrjedh lumi Palam..."Ky burim na duket me shume
interes per problemin qe po trajtojme, por qe ai te behet i perdorshem,
duhet qe ne radhe te pare te identifikohet se cili ishte lumi Palam...Zgjidhja
e ketij problemi veshtiresohet edhe per faktin se Palami permendet per
here te pare dhe te fundit vetem nga Skylaksi.Ptolemeu, gjeograf i shek.
II pas Kri. permend nje lum ne jug te Durresit qe e quan "Gryka e
lumit Panyasos" dhe pas tij vendos "Gryken e lumit Apsus".Ne
kete rast lumi Panyasos do te ishte lumi Shkumbin, i cili permendet per
here te pare me emrin Genus, nga J.Cezari ne pershkrimin e luftes civile
Romake.Prokopi me sa duket ka parasysh burime me te hershme se shkrimet
e Cezarit.Nje studiues i shekullit te kaluar, G.Weith, ne vepren e tij
"Fushata e Durresit, ndermjet Cezarit dhe Pompeut" analizon te
dhenat e Ptolemeut dhe arrin ne perfundimin se "Gryka e lumit
Panyasos, nen emrin e te cilit nuk mund te jete asgje vecse lumi Genus i
cili eshte vendosur nga Ptolemeu ne kordinatat 15 minuta=16 milje romake=24
km.Ne jug te Durresit qe korrespondon plotesisht me grykederdhjen e
sotme te lumit Shkumbin.Ne mendojme se arsyetimet e Weithit jane te
drejta dhe shtojme se Palami eshte = Panyasos = me lumin e Shkumbinit, i
cili ne kohet me te lashta duke kaluar permes fushes se Kavajes, derdhej
ne det aty ku sot derdhet perroi i Dajcit, ne afersi te ish skeles se
kripes.Weithi eshte dhe ky mendimi se nderrimi i shtratit te Shkumbinit
nga fusha e Kavajes per ne drejtim te Bashtoves, ka ndodhur rreth shek.
IV-III para Kri.Ne qoftese do te pranojme qe identifikimi i lumit Palamn
me lumin e Shkumbinit eshte i drejte, atehere vendi me i afert dhe me i
pershtatshem ku duhet kerkuar qyteti i lashte i Epidamnit, do te ishte,
per mendimin tone Kepi i Lagjit, ose kodra e Kalase se Turres.Kepi i
Lagjit permendet si nje skele e vogel ne shek. XIV-XV dhe nje burim
tjeter thote se "Governatori i mbretit Alfons V. qe ishte ne Kruje,
i kushtoi nje vemendje te vecante fortifikimit te Kalase se Turrese cila
ndodhet prane liqejve te Kepit te Lagjit, qe gjendet midis Durresit dhe
grykes se lumit Shkumbin".Per vendndodhjen e supozuar te qyteti te
Epidamnit te lashte deri ketu kemi paraqitur dhe analizuar burimet
historike dhe studime te tjera te vecanta, te njohura deri me sot.ne
vazhdim kete problem do ta shohim nen driten e disa te dhenave
arkeologjike, gjurmimeve, apo gjetjeve te rastit, te perfituara
nga nje ekspedite informative, te bere ne muajn gusht te vitit
1997.Ekspedita u organizua nga shoqata e arkeologeve amatore te qytetit
te Kavajaes.Pjesemarresit e apasionuar te kesaj shoqate, ishin informuar
se te Kepi i Lafjit (Kalaja e Turres) ishin gjetur disa objekte
arkeologjike te dala kryesisht nga varre te shkaterruara gjate punimeve
ushtarake.Ndonje nga keto varre shihej pjeserisht akoma ne skarpat e
rrugeve te hapura per tu ngritur ne maje te kodres se Kalase se
Turres.Arkeologet amatore, perkrahes te tezes se Epidamni i lashte ishte
vertete tek Kepi i Lagjit me ftuan edhe mua per te gjurmuar vendin se
bashku.Duke e shkelur me vemendje te gjithe zonen kodrinore dhe limanin
ku mendohej se ishte ndertuar qyteti i Epidamnit, me keqardhie
konstatuam se punimet e shumellojshme ushtarake, per me shume se 40 vjet
me radhe e kishin shkaterruar te gjithe shtresen arkeologjike.Megjithate
gjate ekspedites informative u mblodhen mjaft materiale arkeologjike, te
gjetura ne siperfaqe.Nje kujdes i vecante u tregua ne vrojtimin e vijes
bregdetare qe rrethonte kodren.Si perfundim mund te themi se te dhenat e
kesaj ekspedite vertetojne se kodra e Kalase se Turres kishte gjurme te
tregonim per nje vertetim te lashte.Ai mund te themi se perfaqesohej nga
fragmente qeramike te ndryshme nga materiale ndertimore, si tulla,
tjegulla, nga nje numer varresh te pasura me objekte qeramike te
ndryshme, qe datohen per analogji me fundin e shek. V dhe fundin e shek.
IV para Kri.nga zbulimet me te rendesishme te kesaj ekspedite, ishin pa
dyshim gjurmet e hyrjes kryesore te qyteti te Epidamnit, ne drejtim te
tij fig...Nga kjo porte bregdetare, sot jane te ruajtura e te dallueshme
shume mire, kater blloqe te medhenj, te vendosur me radhe prane njeri
tjetrit ne drejtim horizontal.Ne krahun e djathte te ketyre gureve eshte
vendosur nje bllok me i madh, ne drejtimin vertikal, ky eshte blloku i
mesit te pragut te portesdhe sherbente per fiksimin e dy kanatave te
portes kur porta ishte e mbyllur.Per kete qellim, blloku per te cilin
bejme fjale eshte rreth 40cm me i lartwe nga blloqet e tjere qe ndodhen
per anash tij.Keto gjurme ndonese te pakta, jane shume te qarta per te
arritur ne perfundimin se kemi gjetur gjurmet e verteta te pragut te
portes bregdetare te qytetit te Epidamnit antik.Prania e kesaj porte me
permasa te medha, dhe vendosja e saj ne anen bregdetare, na shtyn te
mendojme se qyteti ishte i fortifikuar edhe i vecuar nga porti apo
limani i tij.Porta bregdetare, e Epidamnit nuk ishte e nderrtuar paralel
me vijen bregdetare,por paksa e kthyer ne drejtimin perendimor.Ky
pozicion tregon se banesat e qytetit, duhet te kene qene ndertuar mbi
formacionin shkembor konglomerat qe dilte nga rreza e kodres dhe zgjatej
ne thellesi te detit.Gjurmet e portes bregdetare, te zbuluara sot fare
prane vijes bregdetare tregojne se deti kohe pas kohe ka hyre shume dhe
gjate shekujve formacioni shkembor, ku ishte qyteti eshte shkallmuar aq
sa sot eshte reduktuar ne blloqe masive te medha e te vpgla dhe vetem
gjat zbatices dallohen deri ne thellesi gjurmet e formacionit shkembor
konglomerat te dikurshem.Duke gjykuar nga materiali dhe nga te dhenat e
me siperme mendojme se, sic thame bannesat e qytetit te Epidamnit kane
qene ndertuar mbi formacionin shkembor qe sot nuk ruhet me.Prania e
varreve te shperndara mbi siperfaqen e kodres e deri ne maje te saj na
bejne te mendojme gjithashtu se qyteti ishte ne thellesi mbi formacionin
kurse varrezat shtriheshin ne pllajet jugore e perendimore te kodres qe
ngrihej mbi te.Nje vendosje te tille varrezave jashte qytetit eshte
konstatuar ne Apolloni e Dyrrah.Formacioni shkembor i kečpit te Lagjit
eshte jesa me e dale ne det qe mbyll nga ana jugore harkun detar te
gjirit te Durresit.Ne anen jugore te ketij kepi deti hynte shume ne toke
ne drejtim te lindjes duke formuar nje gji te vogel i cili ka paraqitur
interes per t'u perdorur si nje skele mbrojtur mire nga ererat veriore e
jugore.Jetegjatesia e perdorimit te kesaj skele ka qene mije vjecare
duke arritur me nderprerje deri ne ditet tona.Duhet te vihet ne dukje se
ne kohet me te lashta gjiri i vogel ne rreze te kodres se Kalase se
Turres ka qene ndryshe nga sa peraqitet sot.Erozoni, levizjet tektonike
e kane transformuar ate per rreth 2600 vjet.Gjurmet e kesaj shperberje
disa mije vjecare jane te qarta ne ditet tona.
|
|
|